
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, deklaroi se ekziston mundësia për rritje të shumës së ushqimit studentor për shkak të inflacionit, por se kjo do të realizohet vitin e ardhshëm.
“Sinqerisht shpresoj që ekziston një mundësi e tillë. Sigurisht, duhet të bëhet nivelizimi i ushqimit studentor me inflacionin, por po flasim për vitin e ardhshëm. Për këtë vit, ata kërkuan zgjerimin e kuotës, gjë që e bëmë. Deri tani për gjithçka që kanë kërkuar, u kemi dalë në krah dhe unë i falënderoj, sepse ata e pranojnë dhe e promovojnë këtë”, tha Janevska.
Ajo shtoi se zbatimi i masës për rritjen e ushqimit varet nga gjendja e buxhetit, por se do të vazhdojë të mbështesë kërkesat e arsyeshme të studentëve.
“Varet nga gjendja e buxhetit, por kur vlerësoj se kërkesat janë të arsyeshme, do t’i mbështes përderisa jam ministre”, theksoi Janevska.
Ministrja sot në Shkup, së bashku me përfaqësues të Universitetit “Goce Dellçev”-Shtip, promovuan manualin për inteligjencën artificiale në arsim.



