
Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë një bisede telefonike me liderët e vendeve evropiane, i ka bërë thirrje BE-së të ndalë blerjen e naftës ruse dhe të ushtrojë presion ndaj Kinës për mbështetjen që i jep Moskës.
Ai theksoi se miliarda euro të përfituara nga shitja e karburanteve në Evropë po përdoren për të financuar luftën në Ukrainë. Sipas mediave amerikane, Trump u shpreh i zemëruar me ngadalësimin e procesit të paqes dhe paralajmëroi se reagimi i SHBA-së do të varet nga hapat e ardhshëm të Kremlinit.
Telefonata u zhvillua me iniciativë të presidentit francez Emmanuel Macron dhe disa liderëve evropianë, me qëllim koordinimin e strategjive kundër agresionit rus.



