XLajme

Sikur asgjë – sërish sulmohen verbalisht banorët nga Sinan Hasani: Sa nuk më goditi (VIDEO)

Banorët e lagjes Finska në Hasanbeg nuk po gjejnë rehati nga fqiu Sinan Hasani, raporton PortaliX.

Ishte banorja Jasminka, e cila sot teksa u kthye nga tregu, është sulmuar verbalisht sërish nga Sinani.

Ajo para gazetarit Furkan Saliu tha se Sinani edhe e ka ofenduar.

“Më ka ofenduar. …. Ke ngrënë m.. atje. Ke folur. Me gjasë e ka parë videon. Aq ishte agresiv në shprehje, ndoshta edhe do të më godiste. Unë nuk i ktheva asgjë”, tha Jasminka.

Edhe ky rast, sikur shume raste të tjera të problemeve të Jasminkës dhe fqinjve tjerë të kësaj lagje, janë denoncuar në Polici, por Policia as sot askund.

Megjithatë, rasti i Sinanit ka marrë nivel tjetër – më dramatik. Gjatë storjes së publikuar mbrëmë në PortaliX mësohet se edhe eksperti ka pranuar se “Sinan Hasani e manipuloi duke u paraqitur te ai si prokuror duke i kërkuar shërbim të falsifikojë plagë”.

Vladimir Daniloski dëshmon se si Hasani, duke u prezantuar si prokuror, ka ndikuar në raste gjyqësore për të fituar dëmshpërblime dhe prona, duke shkatërruar familje të tëra.

Ndërkaq gjatë ditës së djeshme është bërë e ditur se policia dhe inspektorati komunal kanë trokitur në derën e Sinan Hasanit, por dy ditë më parë ai iku nga aty.

Ditë më parë PortaliX gjithashtu solli edhe rrëfimin e njërit nga banorëve të kësaj lagje, ku djali i vetëm u detyrua ta lëshojë edhe shtëpinë shkaku i problemeve të shkaktuara nga Sinan Hasani.
Në storjen e parë të publikuar, dëshmuan disa banorë të cilët treguan raste nga më të frikshmet të kërcënimeve dhe shqetësimeve në pronat e tyre nga Sinan Hasani duke përdorur edhe thika dhe helëm!

Related Articles

Back to top button