Lokal

ODIHR nis vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale 2025, KSHZ miraton akreditimet e vëzhguesve

Katërmbëdhjetë vëzhgues nga misioni i ODIHR-it do të monitorojnë Zgjedhjet Lokale të vitit 2025. Kërkesat për akreditimin e tyre u miratuan sot njëzëri nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) gjatë seancës së 133-të.

Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, njoftoi se nesër do të zhvillohet takimi i parë zyrtar me përfaqësuesit e misionit, duke shënuar edhe fillimin e vëzhgimit të zgjedhjeve. Vëzhguesit do të jenë të pranishëm në të gjitha seancat publike dhe në komunikim të vazhdueshëm me KSHZ-në për çdo sqarim të nevojshëm.

Sipas Kondarkos, akreditimet janë ndarë në dy grupe: gjashtë dhe tetë persona. Anëtarët e KSHZ-së miratuan gjithashtu ndryshimet dhe plotësimet e regjistrit të mediave, përfshirë radiodifuzerët, mediat e shkruara, ato elektronike dhe portalet e internetit.

Në të njëjtën seancë u shqyrtuan 34 kërkesa për shkarkimin e kryetarëve, zëvendëskryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve komunale zgjedhore, dhe në vend të tyre u zgjodhën përfaqësues të rinj./PortaliX

Related Articles

Back to top button