
Përdorues nga disa vende të Evropës Lindore – përfshirë Maqedoninë e Veriut, Greqinë, Bullgarinë dhe Turqinë – si dhe nga SHBA raportuan ndërprerje masive të shërbimeve të Google.
Problemet prekën platformat kryesore si YouTube, Maps, Search, Gmail dhe Google Drive. Shumë përdorues u përballën me mesazhin “gabim i serverit 5xx”, duke mbetur pa mundësi kërkimi, navigimi apo qasje në dokumente.
Raportimet nisën në downdetector.com dhe rrjetet sociale, ndërsa një pjesë e shërbimeve tashmë janë rikthyer. Google ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare për shkakun e rënies.



