LokalXLajme

VMRO zgjodhi edhe 16 kandidatë për kryetarë, përfshirë edhe Kërçovën – në Kumanovë mbështet ZNAM-in

Në mbledhjen e sotme të Komitetit Ekzekutiv, VMRO-DPMNE shpalli 16 kandidatët e rinj për kryetarë komunash për zgjedhjet lokale të 19 tetorit.

Kandidatët e përcaktuar sonte janë:

  • Sopište – Jane Micevski

  • Kërçovë – Aleksandar Jovanovski

  • Kriva Pallankë – Oliver Aleksovski

  • Mavrovë-Rostushë – Oner Jakupovski

  • Krivogashtani – Sasho Graorkovski

  • Shuto Orizari – Erdjan Demir

  • Krushevë – Niko Choneski

  • Valandovë – Gjoko Kamchev

  • Vinicë – Mitko Kostadinovski

  • Demir Hisar – Nikola Najdovski

  • Çeshinovë-Obleshevë – Jordan Kostadinov

  • Radovish – Ljupço Pochivalec

  • Çashkë – Dejan Andonovski

  • Prilep – Dejan Prodanovski

  • Strumicë – Petar Jankov

  • Negotinë – Marija Naceva

Për Kumanovë dhe Qendër, VMRO-DPMNE vendosi të mbështesë kandidatët që do të propozojë partia koalicionare ZNAM.

“Jemi të bindur se secili nga kandidatët e zgjedhur ka aftësitë dhe përvojën e nevojshme për të udhëhequr komunën e tij. Ata janë njerëz të respektuar në vendbanimet e tyre, të ndershëm, punëtorë dhe me fjalën e dhënë,” tha sekretari i përgjithshëm i partisë, Gjorgji Sajkovski.

Ai shtoi se qytetarët gjatë këtij viti kanë ndjerë përfitimet e qasjes së re në punë, ku komunat u mbështetën me 250 milion euro për zgjidhjen e problemeve që kanë zgjatur dekada.

“Kandidatët tanë kanë një mundësi të shkëlqyer për të vazhduar rrugën që kemi nisur dhe e kemi udhëhequr këto 4 vite si pushtet lokal dhe 1 vit si qendror. Bazuar në analiza dhe sondazhe brendapartiake, parashikojmë një fitore të re historike në zgjedhjet lokale,” tha Sajkovski, duke theksuar përkushtimin për punë të vazhdueshme në secilin vend./PortaliX

Related Articles

Back to top button