Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se në ditët e ardhshme pritet të bisedojë me presidentin rus, Vladimir Putin, lidhur me luftën në Ukrainë.
Ai u shpreh optimist se një zgjidhje mund të gjendet, duke theksuar se SHBA tashmë ka ndërmarrë “veprime shumë të forta”.
“Do të flas me të së shpejti dhe atëherë do të kuptojmë saktësisht se çfarë ka ndodhur. Besoj se do të kemi një zgjidhje të mirë për këtë konflikt”, tha Trump për Sky News.
Duke folur për pasojat e luftës, ai e përshkroi atë si “komplekse, të rrezikshme dhe një rrëmujë të mallkuar”, duke shtuar se “në një mënyrë ose tjetër, ajo duhet të marrë fund. Ata duhet të ndalojnë së vrari shpirtra të pafajshëm.”



