LokalXLajme

Skender Rexhepi nuk thërret Komisionin për përgjimet në ASK, thotë se “si kryetar i komisionit i mohohet qasja në informata të klasifikuara”

Deputeti i Aleancës për Kombëtare Integrim (AKI), Skender Rexhepi, ka reaguar ashpër duke akuzuar pushtetin për diskriminim ndaj tij dhe deputetëve të tjerë në Kuvend.

“Gjithnjë derisa jam unë kryetar dhe i diskriminuar nga pushteti, nuk do të thërras një takim të tillë. Si është e mundur që kryetari i Komisionit të mos ketë qasje në informata të klasifikuara? Çfarë logjike është kjo?”, deklaroi Rexhepi.

Ai kujtoi se prej një viti ka kërkuar certifikatë sigurie, por sipas tij vendimi mbetet në duart e “nëpunësve partiakë”, të cilët çdo vit përfshihen në skandale. “Kjo është formë diskriminimi, jo vetëm për mua, por edhe për të gjithë deputetët në Kuvend”, theksoi ai.

Rexhepi paralajmëroi se në këto kushte nuk do të thërrasë mbledhje të Komisionit për të diskutuar për përgjimet në Agjencinë për Siguri Kombëtare duke ngritur dyshime mbi transparencën dhe kontrollin e shërbimeve të sigurisë në vend./PortaliX

Related Articles

Back to top button