LokalXLajme

SHBA-ja përforcon kapacitetet mbrojtëse të Maqedonisë së Veriut me pajisje ushtarake në vlerë prej 2.6 milionë dollarësh

Nëpërmjet partneritetit dhe bashkëpunimit të ngushtë në fushën e sigurisë, në Maqedoninë e Veriut kanë mbërritur pjesë rezervë dhe komponentë ushtarakë në vlerë prej 2.6 milionë dollarësh (21.5 tonë).

Këto resurse do të shërbejnë për mirëmbajtjen dhe riparimin e mjeteve të rëndësishme ushtarake siç janë automjetet taktike të lehta Joint Light Tactical Vehicles dhe mjetet Stryker, duke forcuar gatishmërinë dhe ndërveprimin e ushtrisë së vendit me aleatët.

Siç theksohet nga Ambasada e SHBA-ve në Shkup, kjo mbështetje synon ngritjen e kapaciteteve të Brigadës së Parë të Armisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke përforcuar rolin e saj si kontribuese e denjë në kuadër të NATO-s.

Kjo është pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm mes Uashingtonit dhe Shkupit, që reflekton përkushtimin e përbashkët për mbrojtjen rajonale dhe sigurinë kolektive./PortaliX

Related Articles

Back to top button