
Para Gjykatës Penale në Shkup, Zoran Jovanov, babai i Vasil Jovanovit, tha sot se nuk ndihet fajtor dhe se nuk e kupton saktësisht akuzën ndaj tij. Ai ndiqet për veprën “rrezikim të sigurisë në komunikacion me mjete të rrezikshme”, pasi prokuroria pretendon se përmes lëshimeve prindërore ka kontribuar në situatën që çoi në aksidentin fatal ku humbi jetën këmbësorja Frosina Kulakova.
Prokurori Aleksandar Markovski theksoi se dashuria e tepruar për djalin ka sjellë lëshime fatale, ndërsa avokati i Jovanovit, Sasho Dukovski, e quajti rastin “precedent ligjor i paparë” dhe akuzën si juridikisht të pabazë.
Seanca u tensionua kur babai i viktimës kërkoi përjashtimin e gjyqtares, duke e quajtur procesin të kurdisur, pas çka u largua nga salla.
Ndryshe, djali i të akuzuarit, Vasil Jovanov, në janar të këtij viti, pa patentë shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit, goditi për vdekje këmbësoren Kulakova./PortaliX



