LokalXLajme

Mickoski: Eksporti i produkteve maqedonase në LIDL pritet të dyfishohet këtë vit

Produktet e prodhuara  në Maqedoninë e Veriut tashmë gjenden në raftet e rrjeteve tregtare LIDL në vendet fqinje, ndërsa eksporti i tyre është në rritje të vazhdueshme.

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se vetëm gjatë vitit 2024 eksporti ka arritur vlerën e rreth pesë milionë eurove, ndërsa për këtë vit pritet që shifra të dyfishohet në dhjetë milionë euro, sipas bisedave joformale me menaxhmentin e kompanisë.

“Ky trend duhet të jetë një motivim dhe frymëzim për sipërmarrësit maqedonas që të plotësojnë standardet e LIDL-it dhe të prodhojnë sipas kritereve të kërkuara. LIDL padyshim do të ofrojë hapësirë dhe mundësi që produktet tona të jenë gjithnjë e më shumë të pranishme në raftet e tregjeve të rajonit,” theksoi Mickoski.

Ai shtoi se me kalimin e kohës pritet që eksporti të rritet edhe më shumë, duke sjellë përfitime të drejtpërdrejta për ekonominë vendore dhe afirmimin e prodhimeve vendase në tregjet ndërkombëtare./PortaliX

Related Articles

Back to top button