LokalXLajme

Hapen pesë linja të reja ajrore nga Maqedonia

Me subvencione nga shteti, janë hapur pesë linja të reja ajrore drejt Aeroportit të Shkupit dhe Aeroportit të Ohrit. Nga 6 prilli i vitit të kaluar, udhëtarët mund të fluturojnë nga Napoli dhe Budapesti drejt Shkupit, ndërsa nga 28 qershori, Ohri do të lidhet me Katovice, Vrocllav dhe Milano, njoftuan sot zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski, dhe Xhozev Varadi, CEO i kompanisë Viz Er.

Nikollovski shtoi se nga viti i ardhshëm, Viz Er në Shkup do të ketë flotë të përhershme prej gjashtë aeroplanësh, duke zëvendësuar Airbus A320 me modelin më modern A321neo. Numri i të punësuarve në vend planifikohet të rritet nga 200 në 300, ndërsa kapaciteti për udhëtarë do të rritet për rreth 50%, duke ofruar 3.300.000 ulëse në vitin 2026.

Varadi theksoi se kjo është një rritje e madhe krahasuar me vitin 2012, duke e cilësuar Shkupin dhe Ohërin si një platformë operative të rëndësishme për kompaninë ajrore. Subvencionet për kompaninë do të jenë 9 euro për udhëtar në Shkup dhe 12 euro në Ohër.

Related Articles

Back to top button