Lokal

Subvencioni për ushqim studentor, ja si mund të aplikoni nga nesër

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se prej nesër studentët do të mund të aplikojnë për shujtën e subvencionuar për vitin akademik 2025/2026, ndërsa afati për paraqitje është i hapur deri më 5 shtator 2025.

Subvencioni është 140 denarë në ditë, i dedikuar për blerjen e ushqimit nga e hëna deri të shtunën, përmes subjekteve që ofrojnë shërbime ushqimore. Pagesa nuk realizohet gjatë pushimit veror, nga 1 korriku deri më 1 tetor.

Aplikimi bëhet vetëm online përmes portalit e-uslugi.mon.gov.mk. Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët e rregullt të ciklit të parë, të dytë dhe studimeve të integruara në universitetet publike dhe private, me kusht që të jenë shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe të mos kenë të ardhura më të larta se paga minimale neto.

Ministria ka lidhur marrëveshje me Shparkase Bank SHA Shkup për realizimin e pagesave, ndërsa studentët e përzgjedhur do të duhet të hapin një llogari të posaçme për subvencionin.

MASH bën të ditur se mundësia për aplikim do të jetë e hapur çdo muaj, nga data 1 deri më 5, për studentët që nuk kanë aplikuar në afatin e parë ose të cilëve u është ndërprerë e drejta për shkak të mosplotësimit të kushteve.

Related Articles

Back to top button