XLajme

Prokuroria hedh dritë mbi akuzat për përgjime: Veprimet kryhen vetëm në përputhje me ligjin

Prokuroria Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka njoftuar se ka formuar një lëndë për të verifikuar akuzat për monitorimin e kryeministrit, pas udhëzimit të prokurorit publik Ljupço Kocevski. Prokuroria thekson se do të shqyrtohen me kujdes edhe pretendimet e fundit të publikuara nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare.

Nga PTHP NKOK bëjnë të ditur se Prokuroria Publike nuk ka asnjë mundësi për të kryer ndjekje të paligjshme të komunikimeve. Veprimet e saj bazohen vetëm në kërkesat ligjore të ASK-së për masa preventive të inteligjencës, të cilat shqyrtohen nga Gjykata e Lartë para lëshimit të urdhrit për realizimin e masave.

“Një urdhër për masa speciale hetimore mund të lëshohet vetëm për vepra penale të parashikuara qartë në ligj”, theksojnë nga Prokuroria, duke sqaruar se çdo veprim i tyre realizohet me respekt të plotë për procedurat ligjore./PortaliX

Related Articles

Back to top button