
Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, ka bërë një zotim të rëndësishëm për banorët, duke theksuar se ata nuk do të kenë më nevojë të dalin jashtë komunës për të marrë shërbime publike.
Ai premton ndërtimin e një objekti modern, ku do të vendosen institucionet më të rëndësishme për jetën e qytetarëve, si: Fondi për Sigurime Shëndetësore, Qendra për Punë Sociale, Njësiti i Ndihmës së Shpejtë, Zjarrfikësit, Stacioni i Policisë, Fondi Pensional, Drejtoria e të Dhënave dhe Regjistri Qendror, Drejtoria e të Hyrave Publike, Ministria e Bujqësisë, si dhe institucione të tjera relevante.
“Saraji do të ketë gjithçka në një vend të vetëm. Banorët do t’i kryejnë punët e tyre më shpejt, më lehtë dhe me kushte më të mira”, tha Elmazi./PortaliX



