
Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka zhvilluar një takim me familjen Ramadani në Fushë Topanë, ku u diskutua për jetën e përditshme, ndryshimet që ka kaluar komuna dhe mundësitë që e presin në të ardhmen.
Mexhiti theksoi se Çairi sot ka hapësira të reja për zhvillim falë bashkëpunimit mes qeverisë dhe komunës, duke krijuar kushte për investime dhe projekte që më parë nuk ishin të mundura.
“Çdo derë që hapim në Çair tregon të njëjtën gjë: njerëz që duan zhvillim për vendin e tyre dhe që sot e kanë më afër se kurrë. Kjo është fryma që na udhëheq përpara”, u shpreh ai.
Në takim u fol për ide, kërkesa dhe projektet e ardhshme, me theks se qytetarët duhet të jenë pjesë e vendimmarrjes për zhvillimin e komunës.
Sipas Mexhitit, ndryshimet pozitive tashmë po ndjehen çdo ditë nga qytetarët, duke dëshmuar se Çairi është në rrugën e duhur përpara./PortaliX



