
Komuna e Likovës, në krye me kryetarin dhe kandidatin e AKI-së për mandatin e ardhshëm, Erkan Arifi, ka realizuar me sukses shpërndarjen e çantave dhe materialeve shkollore për nxënësit e të gjitha shkollave fillore në komunë.
Ky aktivitet, i zhvilluar në bashkëpunim me Shoqatën Edukative “Vllaznia”, synon të lehtësojë fillimin e vitit të ri shkollor për nxënësit, duke i pajisur me mjetet e nevojshme për një arsim sa më cilësor.
Arifi u shpreh mirënjohës për kontributin e drejtorëve të shkollave, të cilët treguan korrektësi dhe gatishmëri të plotë gjatë realizimit të këtij aktiviteti, duke e bërë të mundur që ndihma të arrijë te çdo nxënës.
“Investimi në arsim është investim në të ardhmen e fëmijëve tanë dhe të gjithë komunës”, tha ai, duke theksuar se prioritet i tij mbetet mbështetja e gjeneratave të reja./PortaliX



