XLajme

Dy vjet burg për Lamallarin për sulm ndaj Danella Arsovskës

Gjykata Penale e Shkupit dënoi me dy vjet burg Sulejman Lamallarin, për dhunë ndaj kryetares së qytetit, Danella Arsovska.

Ngjarja daton nga 11 korriku i këtij viti kur Arsovska, e shoqëruar nga inspektorë komunalë, kontrollonte një ndërtim të dyshuar se është pa leje. Aty, sipas aktakuzës, Lamallari u shfaq me trotinet elektrik dhe e sulmoi kryetaren – fillimisht verbalish, pastaj fizikisht – duke i shkaktuar lëndime dhe duke e kërcënuar seriozisht.

Vetë i pandehuri gjatë procesit gjyqësor e mohoi këtë version. Sipas tij, ai ishte viktimë e incidentit dhe jo agresori. Lamallari tha se kishte tentuar vetëm t’i largonte telefonin Arsovskës për të mos u incizuar, ndërsa, siç u shpreh, ishte goditur me shqelm nga ajo.

Arsovska, nga ana tjetër, e përshkroi ngjarjen si “të rrezikshme dhe agresive”, duke shtuar se ishte ndjerë e kërcënuar dhe e pasigurt për gati 40 minuta, derisa ndërhyri policia.

Seancën e udhëhoqi gjyqtarja Biljana Kocevska, ndërsa akuzën e përfaqësoi prokurori Aleksandar Davçevski. Vendimi i sotëm parashikon që në dënim të përfshihet edhe koha që Lamallari ka kaluar në paraburgim.PortaliX

Related Articles

Back to top button