
Ministria shqiptare e Arsimit dhe Sportit, me udhëzim të veçantë, i konfirmoi rregullat dhe masat për ndalesë të përdorimit të telefonave celularë dhe pajisjeve të ngjashme në institucionet universitare arsimore.
“Këtë vit shkollor, rregulli është i thjeshtë për të gjithë. Telefonat nuk duhet sjellur në shkollë. Në rast të përdorimit të arsyetuar nga ana e prindit, në administratën shkollore, t’i sigurohet fëmijës telefoni, atëherë telefoni çkyçet, nxënësi e dorëzon sipas rregullës shkollore në sirtarin apo kutinë e shënuar në klasë, prej momentit të fillimit e deri në fund të mësimit. Në raste urgjente, komunikimi me prindin bëhet vetëm me leje apo përmes mësimdhënësit apo drejtorit të shkollës”, thuhet në video-porosinë e ministres, Ogerta Manastirliu.
Në atë drejtim, në porosinë e saj të sotme drejtuar nxënësve, mësimdhënësve, prindërve dhe tërë komunitetit, paralajmëron për zbatim të rreptë të ndalesës për telefona celularë në shkolla dhe bëri thirrje për bashkëpunim mes mësimdhënësve, prindërve dhe nxënësve, duke shtuar se shkolla duhet të jetë hapësirë e sigurt e fokusuar në mësim.
“Shkolla është vend ku e ndërtojmë të ardhmen e fëmijëve tanë, është hapësirë ku duhet të mbisundojnë kujdesi, koncentrimi dhe respekti ndaj njëri-tjetrit dhe mësimit që zhvillohet në klasë. Tashmë disa vite kemi rregull se celularët nuk guxojnë të përdoren gjatë orëve. Por, këtë vit, duke e parë përvojën në vende tët jera dhe studimet e kohëmëparshme, e përforcojmë zbatimin e këtij rregulli, në mënyrë që mësimi të jetë efikas”, theksoi ministrja.
Thekson se vendimi nuk ka për qëllim ta çkyçë teknologjinë, por ta orientojë drejt përdorimit të sja të rregullt dhe shtoi se rergulli i ri është “qartë i zbatueshëm për të gjithë dhe se i definon në mënyrë të qartë përgjegjësitë e mësimdhënësve dhe prindërve”.
Viti i ri shkollor në Shqipëri fillon më 8 shtator.



