LokalXLajme

“Shpirti im mbetet i lirë” – përkundër shuarjes së shpresave juridike, Agim Islami beson se do të vijë dita e drejtësisë

Agim Islami, i dënuar me burgim të përjetshëm për rastin e njohur në publik si “Alfa”, ka reaguar përmes postimit në profilin e tij në Facebook, ku shpreh besimin e pashuar se edhe pas 17 viteve, shpirti i tij mbetet i lirë dhe drejtësia një ditë do të triumfojë.

Pavarësisht se, juridikisht, janë mbyllur të gjitha rrugët për rigjykim, ai mbetet i përkushtuar në këtë betejë – “Liri për rastin Alfa!” – dhe beson se Zoti dhe njerëzit e ndershëm do t’i japin dritë këtij rasti.

“Pas hekurave 17 vite, por shpirti im mbetet i lirë, do të vazhdoj të luftoj për Drejtësi dhe Liri, me ndihměn e Zotit dhe njerzive tě mir,për emrin tim dhe për atë që është e drejtë, deri nè Zbardhjen e Rastit Alfa!
2008/2025…..
Liri Per Rastin Alfa
17 vite Padrejtěsi”, shkruan Islami.

Por ku ngeci rasti “Alfa”?

  • Gjykata e Apelit e Shkupit refuzoi kërkesën e Agim Islamit për rigjykim më 09 prill 2025, duke argumentuar se “nuk ka dëshmi të reja” që justifikojnë hapjen e procesit nga e para.

    Ky vendim vjen pas një serie refuzimesh: para pak kohësh, Gjykata Supreme i kishte hedhur poshtë edhe ankesën e një të dënuari tjetër në të njëjtin rast (Almir Dërplanini), duke e konsideruar të pabazë, dhe duke e mbyllur kështu mundësinë për rigjykim në këtë shqyrtim ligjor.

    Reagimet e Islamit kanë qenë ironike dhe të zemëruara: ai krahasoi “gjykatën me një sistem ku nëse mungon një kirurg brenda vendit, atëherë duhet të vdesësh sepse një ekspert nga jashtë nuk lejohet të veprojë”.

Pavarësisht se mospërfillja e ekspertizës së përgatitur jashtë vendit, përfshirë edhe një “super ekspertizë” që sipas mbrojtjes pohon pafajësinë e Islamit, ka bërë të duket si një sfidë e pamundshme për t’u rigjykuar rasti. Por, Agim Islami vazhdon të shprehë vendosmërinë se drejtësia do të vijë një ditë./PortalX

Related Articles

Back to top button