LokalXLajme

Muhamed Elmazi premton investime në arsim: Katër shkolla të reja dhe tre çerdhe për Sarajin

Kandidati i VLEN për kryetar të Sarajit, Muhamed Elmazi, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, uroi nxënësit, prindërit dhe mësuesit për një vit të suksesshëm dhe njëkohësisht prezantoi zotimet e tij për investime të mëdha në arsim.

Në postimin e tij ai shkruan:

Të dashur nxënës, prindër dhe mësimdhënës, sot nis një vit i ri plot mundësi dhe sfida. Uroj që ky vit të sjellë dije, suksese dhe frymëzim për çdo fëmijë të Sarajit.
Arsimi është themeli i së ardhmes sonë, prandaj përkushtimi im është i qartë:

✅ Ndërtimi i katër godinave të reja të shkollave fillore
✅ Rikonstruimi total i tre godinave ekzistuese të shkollave
✅ Ndërtimi i tre çerdheve lokale

“Ky është zotimi im për fëmijët dhe familjet e Sarajit, që ata të mësojnë e të rriten në kushte më të mira, më moderne dhe më dinjitoze. Urime dhe suksese të gjithëve në vitin e ri shkollor!”, shkruan Elmazi.

Related Articles

Back to top button