
Kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka uruar nxënësit, mësuesit dhe prindërit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor. Ai e cilësoi këtë ditë si një moment të veçantë për fëmijët e klasës së parë, të cilët nisin një etapë të re të dijes, si dhe një mundësi për nxënësit e klasave të tjera për të avancuar më tej në njohuri dhe aftësi.
Në mesazhin e tij, Mexhiti theksoi se shkolla është vendi ku nxënësit mësojnë të jenë bashkë, të ndajnë vlera dhe të formohen si qytetarë të ardhshëm, duke e vënë arsimin si prioritet të përditshëm.
Ai gjithashtu njoftoi se gjatë muajve të verës janë ndërmarrë masa për përgatitjen e shkollave:
-
Vizita dhe riparime në të gjitha shkollat e Çairit.
-
Përmirësim i ambienteve sanitare dhe rritje e sigurisë për nxënësit.
-
Pastrim dhe mirëmbajtje për të garantuar kushte të rregullta për procesin mësimor.
“Dua të shpreh falënderim të veçantë për mësuesit, të cilët me përkushtim mbajnë mbi supe formimin e brezave të rinj. Urime viti i ri shkollor! Uroj që të jetë një vit i mbushur me rezultate dhe arritje për të gjithë nxënësit dhe mësuesit tanë,” – shkroi Mexhiti.



