LokalXLajme

Guvernatori Sllaveski paralajmëron masa të reja për ta bërë më të lehtë blerjen e banesës së parë

Banka Popullore paralajmëron ndryshime që do ta lehtësojnë qytetarëve blerjen e banesës së parë. Guvernatori Trajko Sllaveski, në një intervistë për “Radio Evropa e Lirë”, bëri të ditur se masat e reja do të mundësojnë kushte më të favorshme për të rinjtë dhe familjet që hyjnë për herë të parë në tregun e patundshmërive.

Sipas tij, personat që blejnë banesën e parë për të jetuar do të kenë mundësinë të aplikojnë për kredi me pjesëmarrje dukshëm më të ulët sesa është parashikuar deri tani. Në të njëjtën kohë, për ata që blejnë banesë si investim, pjesëmarrja do të rritet, me qëllim që të frenohet presioni mbi çmimet dhe të rritet përgjegjësia financiare.

“Synimi ynë është të ndihmojmë qytetarët që duan ta sigurojnë shtëpinë e tyre, ndërsa për investitorët do të ketë kushte më të rrepta”, sqaroi Sllaveski.

Ai shtoi se bankat tashmë e vlerësojnë këtë kategori të blerësve si më pak të rrezikshme, pasi ata shfrytëzojnë kredinë për banesën ku jetojnë dhe tregohen më të përgjegjshëm. Për këtë arsye, pritet që bankat të ofrojnë edhe norma interesi më të ulëta për këtë grup.

Guvernatori theksoi gjithashtu se normat aktuale të interesit në vend janë relativisht të ulëta në krahasim me tregjet e tjera dhe, me inflacionin që tashmë po stabilizohet nën 3 për qind, pritet që kreditimi të bëhet edhe më i qëndrueshëm dhe i qasshëm.

Banka Popullore vazhdon të monitorojë zhvillimet në tregun e patundshmërive dhe sektorin bankar, me synim që të garantojë stabilitet dhe të mbrojë interesat e qytetarëve

Related Articles

Back to top button