
Mbrëmja e sotme ka sjell dhimbje në Burgun e Shuto Orizarës, pasi njëri nga të akuzuarit ka ndërruar jetë.
Bëhet fjalë për M.P. i cili, sipas avokatit Asmir Alispahiç ka qenë me diagnozë – tumor në kokë dhe shfrytëzues i pensionit invalidor me sulm në tru.
Alispahiç hedh dyshime se M.P. ka humbur jetën nën efektin e dhimbjeve.
“Pati diagnozë tumor (kancer) dhe shfrytëzues i pensionit invalidor me sulm në kokë, i cili me gjasë nuk pati kujdes shëndetësor adekuat dhe 5 muajt e fundit derisa ka qenë atje, ngadalë, por sigurt ka vdekur dhe ka vuajtur nga dhimbjet”, shkruan mes tjerash Alispahiç.
Alispahiç kërkon përgjegjësi për rastin, ndërkaq nga MPB-ja për PortaliX vetëm konfirmuan vdekjen pa shenja të dhunës.
“Sot (30.08.2025) rreth orës 15:30 në SPB Shkup nga ana e të punësuarit në Burgun e Shuto Orizarës është denoncuar se M.P. (54) nga Konjarja e Poshtme, i cili ka qenë në paraburgim, ka kërkuar ndihmë mjekësore. Nga ana e mjekut të Ndihmës së Shpejtë, në ora 15:58 është konstatuar vdekja pa shenja të dhunës”, thanë nga MPB-ja për PortaliX.



