
Kandidati për Komunën e Sarajit ka paralajmëruar një masë konkrete në mbështetje të blegtorëve të kësaj komune – blerjen e qumështit vendor. Duke ofruar tre denarë subvencion për çdo litër qumësht të prodhurat, tentohet që të zbutet vështirësia e familjeve që e kanë burim kryesor të ekonomisë familjare pikërisht këtë veprimtari.
Komuna e Sarajit numëron rreth 100 familje që merren me blegtori, të cilat përballen çdo ditë me sfida të mëdha në tregun vendas. Përmes kësaj mase, kandidati synon jo vetëm t’i lehtësojë blegtorët, por edhe të stimulojë prodhimin e brendshëm të qumështit si një bazë e fortë për zhvillimin ekonomik lokal.
“Për blegtorët i’a VLEN!
Komuna e Sarajit ka rreth 100 familje që merren me blegtori.
Me këtë masë stimulojmë prodhimin e brendshëm të qumështit!”, shkruan Elmazi në Fejsbuk.
Me këtë masë njoftohet se po i jepet ndihmë blegëtorëve por edhe po investohet në zhvillimin lokal të komunës.




