Lokal

Mexhiti paralajmëron klubin e parë për sporte elektronike

Në Çair mbrëmë u zhvillua turneu i një ndër lojërave më të popullarizuara CS 2 (Counter Strike). Gjatë ngjarjes ishte i pranishëm edhe kandidati për kryetar të Çairit Izet Mexhiti, i cili paralajmëroi se në këtë komune do të themelohet klubi i parë për sporte elektronike, pasi shumë të rinj të talentuar nëpër botë në këtë fushë, këtë e kanë edhe profesion, dhe qëllimi është që të ngrihet në një nivel të tillë.
“Përveç vend i historisë, Çairi është në hap edhe me zhvillimet teknologjike. Ngase Çairi është diamant.
Sportet elektronike janë tëpër joshëse në mbarë botën. Ato tashmë nuk janë vetëm hobi, por edhe profesion. Ky turne u organizua nga kërkesa e madhe e të rinjve, me synimin që prej tij të themelojmë klubin e parë të Çairit në sportet elektronike.
Normalisht mbështetja e Komunës së Çairit nuk do të mungojë, sepse Çairi ka shumë talente, disa prej tyre tashmë janë shfaqur edhe në gara ndërkombëtare”, ka njoftuar Mexhiti.
“Përmes këtij klubi do t’u japim mundësinë që të na përfaqësojnë edhe më fuqishëm në arenën botërore. Jemi afër rinisë, sepse jemi me rininë, e cila na frymëzon për punë të mira. Po ashtu, dua të theksoj se do ta mbështes themelimin e klubit të CS 2.0 në Çair, i cili do të bëhet një pikë referimi për të gjithë të rinjtë e pasionuar pas këtij sporti”, thotë Mexhiti.

Related Articles

Back to top button