
Kandidati për kryetar të Sarajit Muhamed Elmazi, takimin e radhës e ka zhvilluar me banorët e fshatit Radushë. Gjatë takimit janë ndarë shqetësimet e ngjashme sikur të banorëve të fshatrave të tjerë. Ankesat janë për rrugë e ujë si dhe për transport. Por nuk mungojnë as kërkesat për mundësi për sport.
“Radusha me mikpritjen e saj të ngrohtë më dha energji të re.
Biseduam hapur për problemet që i rëndojnë përditshmërinë e banorëve, por edhe për mundësitë që i presim me ndryshimin.
Disa momente nga takimi ynë që më forcojnë bindjen se bashkë do ta bëjmë Sarajin vend më të mirë për të gjithë”, njofton Elmazi.



