XLajme

Mexhiti: Një Çair ku çdo vajzë e grua ka vend në tavolinën e vendimmarrjes

Kandidati për kryetar të Çairit Izet Mexhiti ka lartësuar figurën e femrës shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Gjatë një takimi me strukturat e VLEN të gjinisë femërore, ai tha se do të mbështesë gjithmonë barazinë gjinore dhe do të luftojë për mundësi më të mëdha për gratë dhe vajzat.
“Demokracia nuk mund të ekzistojë pa gra, sepse përjashtimi i tyre nga politika do të thotë shkatërrimi i saj që në themele.
Ne besojmë në një Çair, ku asnjë vajzë nuk detyrohet të ëndërrojë më pak vetëm pse është vajzë. Një Çair ku çdo vajzë e grua ka vend në tavolinën e vendimmarrjes, ku çdo djalë e burrë është krenar që mbështet barazinë, dhe ku të rinjtë janë forca që frymëzojnë gjithë vendin.
Le ta bëjmë Çairin shembullin më të fortë se barazia është e drejtë, dhe kjo e drejtë duhet të bëhet realitet.
Në Qeveri e në Kuvend, këtë e kemi dëshmuar. Tani është koha ta bëjmë edhe në Komunë!
Vetëm për ty Çair”, ka shkruar Mexhiti në Fejsbuk.

Related Articles

Back to top button