
Ministria e Mjedisit Jetësor e kryesuar nga zëvendës kryeministri Izet Mexhiti ka ndarë rreth 15 milion denarë nga buxheti i vitit 2025 për të pastruar mbeturinat në një prej deponive më të mëdha në rajonin e Likovës. Deponia që gjendet në afërsi të fshatit Nikushtak, ka vite që është një prej kërcënimeve më serioze për shëndetin e banorëve përreth, përfshirë edhe ato të komunës së Haraçinës.
“Fillojmë aksionn për sanimin e deponisë së egër në fshatin Nikushtak të komunës së Likovës. Lokacioni Nikushtak është identifikuar si një ndër më të rrezikshmit në planin kombëtar për menaxhimin e mbeturinave, për shkak të rreziqeve serioze mjedisore dhe shëndetësore që ai sjell. Shpesh ndodhin zjarre dhe efekte të tjera negative që kërcënojnë shëndetin e popullsisë jo vetëm në Likovë por edhe komuna fqinje si Haraçina”, deklaroi Izet Mexhiti, ministër i Ambientit Jetësor.



