Prishet pjesa e vjetër e SH.F “Jashar Bej Shkupi” në Dyqanxhik, Mexhiti premton objekt modern

Pas vizitës së para disa ditëve nga kandidati për kryetar të Çairit, Izet Mexhiti, në Shkollën “Jashar Bej Shkupi”, kanë nisur punimet për transformimin e këtij institucioni arsimor.
“Disa ditë më parë vizitova Shkollën ‘Jashar Bej Shkupi’ në Dyqanxhik dhe identifikuam problemet që pengonin zhvillimin normal të mësimit dhe sigurinë e gjithë komunitetit shkollor. I sigurova stafin e shkollës se do të ndërhyjmë menjëherë për të plotësuar kërkesat dhe nevojat e tyre. Dhe sot, veprimi ka filluar”, deklaroi Izet Mexhiti.
“Aktualisht ka nisur rrënimi i pjesës së vjetër të shkollës, e cila përbënte rrezik për nxënësit dhe stafin arsimor. Në vend të saj do të ndërtohet një sallë sportive moderne, një kënd për fëmijë dhe katër klasa të reja, duke krijuar kushte më të sigurta dhe funksionale për zhvillimin e procesit mësimor.
Me këto investime, Shkolla “Jashar Bej Shkupi” do të bëhet shkolla e dytë në Çair që funksionon vetëm në një ndërrim, duke ofruar më shumë hapësirë dhe kohë për mësim, aktivitete dhe zhvillim të nxënësve. Ne punojmë. Ne ndërtojmë. Ne veprojmë për të gjithë. Sepse ky vend VLEN!”, ka shkruar Mexhiti në Fejsbuk.



