
Kandidati i koalicionit VLEN për Komunën e Sarajit, Muhamed Elmazi, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Semenishtë, vendlindja e të parëve të tij, ku ka theksuar lidhjen e fortë me rrënjët dhe përkushtimin për komunën.
“Sot në Semenishtë, vendlindjen e të parëve të mi, u ndjeva i lidhur edhe më fort me rrënjët e mia. Takimi me bashkëfshatarët më dha emocion dhe besim se bashkë do ta ndërtojmë Sarajin që e meritojmë,” u shpreh Elmazi.
Ai ka theksuar se bashkëpunimi i ngushtë me qytetarët do të jetë themeli i programit të tij për zhvillimin e Sarajit dhe se mbështetja që po merr në terren është tregues i qartë i dëshirës për ndryshim.



