XLajme

Mexhiti premton parking modern në Çarshi dhe Rrugën e Plastikave

Kandidati i VLEN për kryetar të Çairit Izet Mexhiti premton se do të ndërtojë parking modern i cili do të zgjidhë problemet e mijëra familjeve që mbajnë ekonominë e kësaj komune. Sipas tij, do të ndërtohet një parking modern i cili jo vetëm që do të ndihmojë bizneset, por edhe do të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve në këtë pjesë të rëndësishme për ekonominë e komunës.

“Prej këtu nëse dalim tek rruga e plastikave, e mbajmë mend, ka pasur shtëpi me qerpiq aty, vërtetë nuk janë bërë të gjitha me plan, por sot duket 10 herë më mirë se si ka qenë para 15 viteve. P.sh ka pasur një tendencë aty kur e rekonstruan rrugën kanë vendosur disa trotuar të lartë që mos të mund të parkohesh më thellë! Nëse do e lejoshim ne atë trotuarin e lartë që ta vendos qyteti i Shkupit, u deshke që brenda dy jave të gjithë ato dyqane të mbyllen, krejt ato familje, krejt ato biznese aty me u zhduk, krejt ato familje me mbete pa punë, pa biznese, para bankrotit ose t’i marrin ato biznese edhe të shkojnë nëpër komunat e tjera. Ne diku kemi toleruar, nuk është bërë më e mira por nuk kemi leju një trotuar të lartë, kemi leju që të parkohen ashtu edhe siç është tani deri sa të bëhet një parking me të gjitha nishanet, t’ia ofrojmë qytetarit alternativën e mandej t’ia bëjmë dënimin”, ka thënë më tej Izet Mexhiti.

 

Related Articles

Back to top button