XLajme

Masterplani për Çairin ndalet në lagjen e Dizhonit

“Në fillim të viteve ’80, pushteti komunist filloi rrënimin e shtëpive. Deri aty arritën me rrënim dhe ndërtuan këto ndërtesa me tulla të kuqe. Sepse në vitet ’80 kishte një fazë të ashpër të presionit kundër shqiptarëve. Filloi me rrënimin e shtëpive këtu, pastaj vazhdoi me idenë e rrënimit të mureve të shtëpive, të cilat lejoheshin maksimum deri në njëqind e njëzet centimetra. Mirëpo ky proces u ndal, sepse popullata e Dijonit ndërmori një udhëtim deri në Beograd për t’u ankuar tek Kryesia e Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë. Pas kësaj, aksioni i rrënimit u ndal”, kështu rrëfen bartësi i listës për këshilltar komunal nga radhët e VLEN në Çair, Muhamed Murtezi, para arkitetit shqiptar nga Stambolli Bajram Vardar.

Murtezi e njoftoi arkitektin me lagjen ndërsa arkitekti evidenton se çfarë mund të bëjnë për të ndryshuar gjendjen kaotike të infrastrukturës dhe vendbanimeve të dendura. Arkitekti vazhdon edhe me takimin e banorëve dhe çmalljen me vendlindjen e tij.

“Këtë mysafirin e kemi prej Turqisë, nga Stambolli e Bursa, por është shqiptar i yni që jeton dhe punon atje. Unë, përndryshe, që një javë kam hyrë pak në politikë, jam angazhuar për komunën e Çairit. Jam bartës i listës për këshilltar dhe shpresojmë me kryetarin, zotin Mexhiti, të sjellim votë të mirë për Çair dhe për Dizhon. Shpresojmë për ndryshime, bashkërisht të bëjmë diçka për Çairin”, deklaroi Murtezi.

Related Articles

Back to top button