XLajme

Mexhiti zotohet për transformimin e urbanizmit të Çairit, vjen me Masterplanin

Kandidati për kryetar të Çairit Izet Mexhiti ka shpalosur planin e tij për të rregullimin e kaosit urbanistik në Çair.

Me ndihmën e një prej arkitektëve më të njohur të Turqisë që kanë punuar në projekte shtetërore të mëdha turke, Bajram Vardar, me origjinë nga Shkupi, do të udhëhiqet ky projekt madhor.

“Bajram na duhen praktikat më të mira nga Stambolli dhe Bursa në Turqi. Sepse dendësia që ka Çairi nuk ekziston në regjion, as në Evropë as në Ballkan. Këtë e ka vetëm Stambolli, ndoshta edhe Bursa dhe disa qytete të mëdha. Ne kemi nevojë për zgjidhjen e çështjes së urbanizmit, të komunikacionit dhe të infrastrukturës nëntokësore. Nga njëra anë është Gazi Baba, nga tjetra Serova, deri te Xhon Kenedi. Këtu është Dizhoni, është Fusha e Tophanës, dhe Luan Haradinaj, Çairi i vjetër, këtu është Stadiumi i Qytetit. Neve na duhet zgjidhje për Dizhonin, Serovën dhe Gazi Babën”,  i thotë Izet Mexhiti arkitektit në videon e publikuar në rrjetin social Fejsbuk.

Arkitekti Bajram Vardar ka thënë se sfida të tilla urbanistike kanë parë në disa qytete turke dhe ndau vizionin e tij se si mund të bëhet Çairi një vend më i rregulluar për jetë.

“Të njëjtat probleme ekzistojnë edhe në lagjen Zafer të Bursës, në Osmangazi të Bursës, në lagjen Esenler të Stambollit, dhe në Bajrampasha. Ne jemi këtu për të punuar. Do ta analizojmë pastaj do të punojmë mbi të. Dhe më pas do tia shpjegojmë kryetarit dhe ekipit”, thotë arkitekti.

“E di që zgjidhjen do ta bësh me zemër. E di sa shumë e do Shkupin. Dhe këtë e ke dëshmuar edhe me vepra”,  i thotë Mexhiti arkitektit shqiptar.

Eksperti Bajram Vardar ka qenë pjesë e ekipit të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në periudhën kur ai ishte kryetar i komunës së Stambollit, si dhe ka qenë kryearkitekt i qytetit Bursa, duke ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin urban të këtyre dy qyteteve me miliona banorë.

 

Related Articles

Back to top button