
Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut 2024 për Maqedoninë e Veriut, nxjerr në pah raste shqetësuese të dhunës ndaj gazetarëve dhe presionit mbi median, duke e përmendur në mënyrë të veçantë rastin e gazetarit Furkan Saliu i cili ishte sulmuar fizikisht nga përmbaruesja Vesna Jakimovska nga Kërçova gjatë vitit të kaluar, me të cilën është edhe në kontest gjyqësor, raporton PortaliX.
“Deri më 8 nëntor, ishte ende në pritje gjyqi në Gjykatën Themelore të Kërçovës për sulmin fizik të 21 marsit ndaj gazetarit Furkan Saliu, pas një serie storjesh hulumtuese për operacionet e zbatimit të ligjit. Saliu e raportoi incidentin në polici dhe, më pas, prokurorët e Gjykatës Themelore në Kërçovë ngritën aktakuzë ndaj një përmbarueseje me tre akuza. Përmbaruesja paraqiti një kallëzim penal ndaj Saliut, i cili gjithashtu ishte ende në shqyrtim nga autoritetet.”, shkruan në raport.
Raporti ndalet edhe tek gjendja e lirisë së medias, duke theksuar se pavarësia editoriale mbetet e rrezikuar.
“Sipas SHGM-së dhe organizatave të tjera të medias, pavarësia editoriale e shtypit përballet me sfida. ‘Reporterët pa Kufij’ vunë në dukje, në raportin e tyre vjetor të marsit, se për shkak të polarizimit të madh politik, mediat janë nën presion nga autoritetet, politikanët dhe biznesmenët si në nivel kombëtar ashtu edhe lokal. Raporti thekson se dy partitë më të mëdha politike kanë krijuar sisteme paralele mediatike, mbi të cilat ushtrojnë ndikimin e tyre politik dhe ekonomik. ‘Reporterët pa Kufij’ theksuan se servisi publik nuk ka pavarësi editoriale dhe financiare. Raporti vuri në dukje se mediat online, ndonëse përfitojnë nga një liri më e madhe shprehjeje, përballen me sulme digjitale dhe përpjekje për të diskredituar gazetarët.”, shkruan më tej në raport.
Sipas SHGM-së dhe organizatave të tjera të medias, polarizimi i madh politik ka krijuar një klimë presioni të fortë ndaj gazetarëve dhe redaksive si në nivel qendror ashtu edhe lokal. “Reporterët pa Kufij” theksojnë se dy partitë më të mëdha kanë ngritur sisteme paralele mediatike mbi të cilat ushtrojnë ndikim politik dhe ekonomik. Servisi publik mungon në pavarësi editoriale dhe financiare, ndërsa mediat online, megjithëse kanë më shumë hapësirë për liri shprehjeje, janë në shënjestër të sulmeve digjitale dhe fushatave për diskreditimin e gazetarëve.PortaliX.
Për të lexuar më shumë informacione lidhur me sulmin dhe procesin gjyqësor, linku në vazhdim –
Përmbaruesja Vesna Jakimovska që sulmoi Furkan Saliun del para drejtësisë



