XLajmeXВести

Gjendje e keqe në repartin infektiv të Kumanovës

Qytetarë të shqetësuar nga Kumanova i kanë raportuar PortaliX për gjendjen e keqe në kliniken e sëmundjeve infektive në këtë qytet.

Nga fotografitë dhe videot që kanë ardhur në adresën tonë, duket qartë gjendja e papastërtisë, si dhe objektet e dëmtuara dhe të vjetruara. Sipas dëshmive të lexuesve tanë, nga erë e rëndë nuk mund të durohet asnjë minutë në korridoret e kësaj klinike.

Në një situatë ku klinika që duhet të trajtojë sëmundjet infektive është në këtë gjendje, ekziston një rrezik i madh për përhapjen e sëmundjeve të tjera tek pacientët, të cilët frikësohen se aty ku shkojnë për trajtim mund të sëmuren edhe më shumë.

Shikoni fotografitë dhe videon.

Related Articles

Back to top button