
Një qytetar i Shkupit ka denoncuar në redaksinë e PortaliX se një plumb qorr i ka rrezikuar familjen.
Sipas dëshmisë së qytetarit, plumbi është shkrepur në një dasëm dhe ka shkuar në drejtim të shtëpisë së tij duke goditur mburojën metalike të oborrit.
Fatmirësisht nuk ka pësuar askush, por ka pasur mundësi që të ketë pasoja fatale dhe kërkohet nga autoritetet që të marrin masa për luftimin e këtij fenomeni.