XLajme

Shkeli për vdekje me motor 7 vjeçarin, ndikoi që të vjetërsohet rasti(Video)

Ora 20:59, Kristijani po luan afër shtëpisë së tij me shokun.
Niset me biçikletë…
Në fund të rrugës goditet nga i dyshuari N.J.

“Këtu ishin shenjat e gjakut. E merr djalin tim i akuzuari si të ishte një thes dhe e ul këtu. Djali im ishte me lëndime të rënda trupore. Ka pas 4 penj në kokë. Dy kocka në kamën e majtë të thyera. Këtu ka pas dy therje. Këtu një tjetër. Kjo ka qenë e shqyer deri në tetivë. Me këto lëndime, vetëm e ul fëmijën dhe ecë në mënyrë noshalante”, deklaroi Mile Dimevski, babai i të ndjerit.

Në vend se ti ndihmojë, i dyshuari më shumë brengoset se si do ta fsheh motoçikletën.

Ngjarja ndodhë më 25 qershor të vitit 2019. E se si ec procesi më pas është perversion juridik i vërtetë. Edhe pse në video shihet se bëhet fjalë për motoçikletë të llojit kros, në shkresat zyrtare vendoset një motoçikletë tjetër e tipit kawasaki zx-10r.

Kjo për shkak se krosi, pra motoçikleta me të cilën e godet djaloshin 7 vjeçar, ka qenë pa regjistrim.

Por kjo nuk është e tëra…

Mungesë pas mungese, anulim të seancave, që të vijë puna deri në qershor të viti 2025 dhe lënda të vjetërsohet.

Dhe kështu, i akuzuari shpëton pa asnjë dënim.

“Me plan, në suaza të ligjit por me paramendim që të vjetërsohet. Sipas vëzhgimit të parë të prokurorit, ju më tregoni se a e ka mbrojtur të akuzuarin. Është shkruar se biçikleta dhe motoçikleta janë luajtur nga vendi. Ju si gazetar më tregoni se çfarë është lëvizur dhe çfarë është fshehur kur edhe në video shihet se diçka është fshehur”, deklaroi Mile Dimevski.

Avokati i tij, Branko Kuzmanovski dhe partnerët… Mbajeni mend këtë emër sepse do të dëgjojmë shumë për këtë emër në materialin e ardhshëm ku do të trajtojmë njësoj temë me vjetërsimin e lëndës.

Që të jetë tragjedia edhe më e madhe, nuk ka asnjë informacion se a e ka ankimuar këtë vendim prokuroria e Prilepit. Kërkuam përgjigje zyrtarisht nga Gjykata e apelit, por prej atje nuk morëm përgjigje.
Në bazë të informatave që i posedojmë nga burime tona, ankesë deri më sot nuk ka.

Related Articles

Back to top button