
Me afrimin e fushatës zgjedhore, tensionet në Komunën e Krushevës janë rritur ndjeshëm, veçanërisht në fshatrat shqiptare që tradicionalisht kanë mbështetur kandidatin e LSDM-së. Banorët denoncojnë presion të strukturuar që, sipas tyre, po ushtrohet nga VMRO përmes policisë.
“Fatkeqësia më e madhe është se, tani që fushata është në prag dhe kryetari aktual i komunës është nga LSDM-ja dhe gëzon mbështetje nga fshatrat tanë për shkak të punës që ka bërë, VMRO-ja po ushtron presion të papërballueshëm ndaj popullatës shqiptare,” – thotë një nga banorët për PortaliX Bexhet Jusufi nga ky fshat.
Sipas tij, situata është alarmante: “Çdo ditë na lëshojnë patrulla policore. Ndalohet kushdo në rrugë, merren të dhënat personale dhe emrat shënohen në fletore. Pastaj u thuhet hapur: ‘Nëse në zgjedhje nuk votoni për kandidatin e VMRO-së, do të keni pasoja – do t’ju shkruajmë gjoba’”.



