XLajme

Prokuroria hedh poshtë rastin e vdekjes së  19 vjeçarit nga rryma, prindërit kërkojnë drejtësi

Pas më shumë se një viti zvarritje, Prokuroria Publike nuk sheh vepër penale në rastin e vdekjes së 19 vjeçarit Lupço Leshko nga rryma.

Pas më shumë se një viti zvarritje, Prokuroria Publike nuk sheh vepër penale në rastin e vdekjes së 19 vjeçarit Lupço Leshko nga rryma. Sipas prokurorisë, vdekja e Lupço Leshkos është shkaktuar nga instalimi i gabuar dhe i dobët elektrik i pajisjeve për muzikë nga vetë i ndjeri, dhe jo nga veprimet ose mosveprimet e pronarit të shtëpisë ku po mbahej një festë e ditëlindjes në Radishani të Shkupit gjatë vitit të kaluar. Prandaj “vepra e rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës”, hidhet poshtë.

“Hidhet poshtë kallëzimi penal, kundër Zoran Stojmirovit nga Shkupi, për veprën penale – Veprat e rënda kundër sigurisë së përgjithshme. Ky veprim bëhet sepse vepra e kallëzuar nuk është vepër penale për të cilën ndiqet procedurë penale nga zyrtarët sipas detyrës zyrtare…I kallëzuari, Zoran Stojmirov, si pronar i objektit dhe hapësirës së jashtme (oborrit), në rastin konkret nuk ka kryer veprimtari hotelierike, por vetëm e ka dhënë me qira objektin dhe oborrin, pa asnjë pajisje për muzikë, të cilën e ka sjellë, vendosur dhe përdorur vetë i dëmtuari. Për këtë arsye, nuk ekziston lidhje shkakësore midis veprimeve të të kallëzuarit dhe vdekjes së tani të ndjerit Ljupço Leško, dhe prandaj në veprimet e tij nuk përmbahen elemente të veprës penale”, shkruan prokuroria publike.

Prokuroria shpejton të hedh poshtë edhe të gjitha akuzat se shtëpia ku ka ndodhur ngjarja ka funksionuar në mënyrë të paligjshme si objekt hotelierie. Duke marrë në pyetje disa zyrtarë të komunës së Butelit dhe Qytetit të Shkupit ka ardhur në përfundim se Stojmirov nuk kryente veprimtari hotelierike por me kontrolle të cilat janë bërë në vitin 2025, ndërsa ngjarja e rëndë ka ndodhur në vitin 2024 dhe prej atëherë shtëpia që jepej me qira për festa më nuk funksionon.

Prindërit thonë se i gjithë hetimi është zhvilluar në mënyrë të mangët dhe me shkelje të rëndësishme procedurale. Ata kërkojnë rihapje të rastit dhe theks tek deklaratat e të rinjve të pranishëm në ditëlindje që poashtu kishin ndjerë elektrizim nga prekja e pajisjeve muzikore, e sidomos përforcuesit të zërit i cili ka qenë në pronësi të pronarit dhe jo djalit të ndjerë.

Vendimi i Prokurorisë është i pabazuar, sipërfaqësor dhe nuk merr parasysh një sërë provash thelbësore që vërtetojnë ekzistencën e neglizhencës dhe përgjegjësisë penale.Ne kemi ofruar prova konkrete dhe të verifikueshme që dëshmojnë për mungesë të standardeve të sigurisë elektrike në objektin ku ndodhi ngjarja, përfshirë mungesën e pajisjeve mbrojtëse siç është diferencuesi elektrik (FID), dëshmi të tentimit për të ndikuar te dëshmitarët menjëherë pas incidentit, si dhe faktin se pjesë e pajisjeve elektrike që u përdorën në atë natë ishin në pronësi të personit që menaxhonte objektin dhe jo të djalit tonë. Gjithashtu, i gjithë trajtimi i provave teknike dhe dëshmive është bërë me vonesë, në mënyrë të pjesëshme dhe joprofesionale, duke u bazuar në ekspertiza të kufizuara që nuk pasqyrojnë realisht situatën në vendngjarje. Për ne, ky nuk është vetëm një rast gjyqësor – është një përpjekje për të kuptuar pse humbëm djalin tonë dhe për të parandaluar që tragjedi të tilla të mos përsëriten. Në emër të drejtësisë dhe në kujtim të birit tonë, kërkojmë që Prokuroria e Lartë Publike të rishqyrtojë me seriozitet dhe paanshmëri këtë rast dhe të urdhërojë Prokurorinë Themelore për vazhdimin e procedurës penaleNe nuk kërkojmë hakmarrje – ne kërkojmë përgjegjësi dhe të vërtetën”, thonë prindërit e djalit të ndjerë.

Prindërit Rade dhe Keti Leshko pretendojnë se edhe pajisjet me të cilat është përçuar rryma elektrike ditën e vdekjes janë zhdukur dhe se dëshmitarët janë frikësuar e ndikuar nga pronari i objektit i cili është pse është kontaktuar nga PortaliX, nuk u është përgjigjur akuzave.

Ndërsa Prokuroria nuk iu përgjigj akuzave të prindërve, por u dha atyre një udhëzim juridik të përfshirë në çdo vendim prokurorial, duke theksuar se kanë të drejtë ankese.

“Nëse në procedurën penale keni statusin e të dëmtuarit, ndaj Vendimit me të cilin refuzohet kallëzimi penal keni të drejtë ankese brenda afatit prej 8 ditësh nga dita e pranimit, deri te organi më i lartë, përkatësisht te Prokuroria e Lartë Publike Shkup.”

Related Articles

Back to top button