
Zëdhënësi i BDI-së Arbër Ademi në podcastin “N’Odd” tha që gjykatësit nuk janë propozuar nga BDI por se këtë e ka bërë kryetari i Gjykatës Kushtetuese. Ai poashtu tha se ka tendencë për ta çmontuar gjuhën shqipe. Ai shtoi se BDI gjithmonë ka tentuar ta zyrtarizojë gjuhën shqipe.
“Nuk është çështja se kush i zgjedh por kush i propozon. Kryetari i Gjykatës i Kushtetuese e ka zgjedhur në kohën kur VMRO-DPMNE erdhi në pushtet. Ivanovi e ka propozuar. Kur kemi qenë në Qeveri kemi tentuar ta bëjmë gjuhën shqipe zyrtare por tash po dëshirojnë ta zhbëjnë gjuhën.”, tha Arbër Ademi zëdhënës i BDI-së.