XLajmeXStory

Shqiptarët ardhacak, maqedonasit të dëbuar nga vendi i tyre

Libri i historisë me shtrebërime dhe ofendime ndaj shqiptarëve

“Popullata maqedonase u nenshtohej dhunës masive, plaçkitjeve dhe perndjekjeve, zbatohej edhe vendosja e organizuar e shqiptarëve dhe shqiptarizimi i trojeve te pushtuara, organizimi i shqiptareve dhe shqiptarizimi”, ky është vetëm një pjesë e tekstit në librin e historisë për klasën e tetë. Arsimtartët thonë që librat e historisë janë përplot me shtrembërime dhe të pavërteta.

“Ofendohen por unë nuk ua shpjegoj nxënësve ato pjesë që ka ofendime. Janë të ardhur nuk janë autokton”, thotë arsimtari Jonuz nga shkolla Abdyl Frashëri në Komunën e Haraçinës.

Edhe drejtori i shkollës ka marrë informacione se ka lëshime në disa libra.

“Kam infromacione prej arsimtarëve përkatës se ka lëshime dhe gabime të jashtzakonshme. Ka edhe tema të cilat nuk duhet të përfshihen në tekst. Si përshembull çfar? Tema të historisë për shqiptarët në Maqedoni”, thotë drejtori i shkollës.

Ndërkaq zv.ministri thotë:

“Unë i besoj profesionalizimit të këtyre komisioneve përshkak se ata janë professor që e njohin fushën.Shumica hezitojnë që të ulen dhe të përgatisin një tekst të tillë që t’i grumbullojnë ligjeratat dhe mësimet që japin dhe ta hartojnë një tekst. E gjejnë rrugën më të lehtë që dikush ta bëjë punën dhe ata të rrinë anash për tu ankuar ose për të akuzuar”.

Edhe profesori i historisë Naser Miftari i cili ligjeron në shkollën e mesme Zef Lush Marsku thotë se ka shtrembërime.

“Kur marrim tekstet shkollore duke filluar nga periudha më e vjetër historike aty shohim shtrembërime. Deri në histrinë më të re ku disa momente me të vërtetë janë fallco, komplet të shtrembëruara, komplet të rrejshme”, thotë Miftari.

Nërkaq ministrja e Arsimit thotë se gabimet do të shqyrtohen.

“Për shqiptarët e di që disa libra janë tërhequr, njeri ishte libër në gjuhë bosnjake, ata janë tërhequr për ta shqyrtuar se a ka elemnte për diskriminim”.

Related Articles

Back to top button