XLajmeXStory

Sigurohen asistent për fëmijët me autizëm, më në fund ulen në bankat shkollore

Pas dy javëve humbje nga mësimi, Nikolla filloi të shkojë në klasë të gjashtë në shkollën fillore “Vanço Prke” në Shtip. Shteti siguroi asistenten arsimore që ka shoqëruar atë dy vite me radhë. Nikollës iu rikthye buzëqeshja pasi mund të vazhdojë mësimin rrëfen prindi i tij Zoran Mijallkov.

“Në shekullin e 21, djali im më i vogël Nikolla, i cili është i përfshirë në mësim të rregullt ikluziv, është i lumtur sepse më në fund pas dy javësh në shtëpi, dhe përshkak ndërprejeve të kontratave të asistentëve, sot filloi mësimin në shkollën Vanço Prke në Shtip. Babi do të luftojë për ty dhe shokët dhe shoqet e tua derisa të ketë frymë”, ka deklaruar Zoran Mijallkov prind.

Dy javë më parë PortaliX raportoi për mungesën e asistentëve, fëmijët nuk iu gëzuan orës së parë mësimore. Se përse është bërë lëshim nga instutucionet përkatëse ende nuk ka përgjigje konstruktive.

Storjen e plotë mund ta shikoni ne video-xhirimin.

Related Articles

Back to top button