XLajme

Dy kamionë me mbeturina pastrojnë eko-aktivistët tek Akvadukti

Dita e Planetit Tokë i ka bashkuar aktivistët nga vendi dhe të huaj në një aksion ekologjik për pastrimin Akuaduktit nga mbeturinat. Si pasojë e neglizhencës insitucionale dhe qytetarëve të pandërgjegjshëm sipërfaqja e gjelbër e këtij lokaliteti me vite përdoret si vend për të hedhur mbeturina të llojeve të ndryshme.

“Aksioni i mrekullueshëm i së hënës pranë Akvaduktit. Shiu nga dita e mëparshme u largua dhe lejoi të mblidhen njerëz entuziastë që për 2 orë e shndërruan akvaduktin nga një deponi në parajsë dhe plotësuan jo vetëm një, por dy kamionë me mbeturina të llojeve të ndryshme si mbeturina të vogla, shishe plastike, deri te goma të mëdha dhe të rënda, qilima, paisje sanitare dhe gjëra të tjera të çuditshme,” shkruajnë “Për një Maqedoni më të pastër” në rrjetin e tyre social pas përfundimit të aksionit.

Iniciatorë të këtij aksioni janë Qendra e Kulturës “Laboratorium” dhe organizata “Për një Maqedoni më të pastër”.

 

Related Articles

Back to top button