
Një fëmijë dyvjeçar, i operuar në zemër dhe akoma me plagë të hapur, tërhiqet zvarrë nëpër Çarshinë e Shkupit dhe shfrytëzohet për të kërkuar lëmoshë.
Ekipi i PortaliX po e vëzhgon për disa ditë gjendjen e këtij fëmije, ndërsa sot vendosi që të kontaktojë institucionet relevante për ta marrë në mbikëqyrje.
Foshnja u hospitalizua në klinikën private Sistina ku ishte operuar. Aty i konstatuan gjendje të rëndë dhe dehidrim.
Nëna e saj, e cila e shfrytëzonte foshnjen për lëmoshë, na tha sot se dyvjeçarja është akoma në spital.
Ndiqni storjen e plotë të PortaliX: