
Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit për përmbaruesen Vesna Jakimovska. Ajo është arrestuar mbrëmë, pasi sulmoi gazetarin Furkan Saliu, ndërsa gjatë marrjes në pyetje në stacion policor ka sulmuar edhe një polic dhe ka thyer materialin zyrtar.
Gjykatësi i procedurës paraprake duhet të vendosë brenda ditës nëse do të pranohet kërkesa e prokurorisë për paraburgim ndaj Jakimovskës.



