XLajme

Ministria e Drejtësisë të hënën do ta inspektojë përmbaruesen Jakimovska

Ministria e Drejtësisë do të kryejë inspektim të hënën në zyrën e përmbarueses Vesna Jakimovska, e cila sulmoi dje fizikisht gazetarin Furkan Saliu dhe më pas edhe një polic.

I pyetur nga PortaliX, Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga tha se e ka obligim ligjor që ta paralajmërojë përmbaruesen dhe Odën e Përmbaruesve 3 ditë para inspektimit, kështu që inspektimi është caktuar për të hënën.

Inspektimi do të fokusohet te puna e përmbarueses dhe ankesat për shkelje ligjore më shumë sesa për sjelljen e saj.

“Për pjesën etike të sjelljes, është përgjegjësi e Odës së përmbaruesve. Ne do të bëjmë atë që na takon lidhur me rastin”, tha Lloga.

PortaliX prej rreth 3 javësh raporton për ankesat e qytetarëve ndaj përmbarueses Vesna Jakimovska, por deri tani nuk kishte reagim nga institucionet. Ajo u arrestua mbrëmë pas sulmit fizik ndaj gazetarit Furkan Saliu dhe sulmit ndaj një polici në stacionin policor në Kërçovë.

Related Articles

Back to top button