
Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dënoi sulmin e djeshëm fizik të përmbarueses Vesna Jakimovska nga Kërçova ndaj gazetarit Furkan Saliu nga PortaliX.
“Duke marrë parasysh që sulmi ndaj gazetarit trajtohet në Kodin Penal si sulm ndaj një personi zyrtar, kjo sjellje nga persona që zbatojnë pjesë të sistemit ligjor është absolutisht e papranueshme. Si në disa raste deri më tani, Agjencia thekson se është e nevojshme të sigurohen kushte për kryerjen e sigurt dhe profesionale të detyrave të punës së përfaqësuesve të mediave”, thonë nga Agjencia.



