XLajme

Mbyllet ambulanca e Behtel dhe Enka, pa licensë ka mjekuar punëtorët

Ambulanca në pronësi të Behtel dhe Enkës është mbyllur pas një inspektimi të jashtëzakonshëm nga Inspektorati Shëndetësor Sanitar. Gjatë inspektimit është konstatuar se poliklinika “Sante plus 2” po jepte shërbime mjekësore punëtorëve të “Behtel dhe Enka” pa licensë.

Në raportin e Inspektoratit thuhet se janë gjetur pajisje mjekësore të përdorura, mbetje mjekësore, shiringa, infuzione, ilaçe të cilat mund të rrezikojnë jetën e punëtorëve.

“Bazuar në gjendjen e krijuar, në pajtim me nenet 60, 62 dhe 63 të Ligjit për kujdes shëndetësor (“Gazeta zyrtare e RM” nr. 43/12, …… 20/19 dhe “Gazeta zyrtare” të Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 101/19….. 199/23), Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor ka nxjerrë vendim me të cilin ndalohet kryerja e punëve shëndetësore në Sante Plus 2 , në rrugën Ilindenska pa nr. në Gostivar, pasi nuk ka Vendim për leje për kryerjen e veprimtarisë shëndetësore të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë”, thuhet në raportin e Inspektoratit.

Inspektorati ka ngritur dyshime edhe për diplomën e mjekut i cili ka kryer shërbime mjekësore në ambulancën e “Behtel dhe Enka”.

Related Articles

Back to top button